QuantumTechX ndërton faqe e platforma web dhe aplikacione mobile — dhe i mban në këmbë edhe pasi të dorëzohen. Kod në produksion nga java e parë, jo prezantime.
Nuk marrim çdo punë. Marrim ato ku dallimi mes një zgjidhjeje të mirë dhe një të keqeje lexohet në llogarinë tuaj bankare.
WEB
Faqe dhe platforma web
Nga faqja prezantuese e një biznesi te platforma me panel administrimi dhe llogari përdoruesish. E ndërtojmë që ta menaxhoni vetë pa na thirrur për çdo ndryshim teksti.
APP
Aplikacione mobile
iOS dhe Android nga një bazë kodi e vetme, të lidhura me sistemin që keni në web — jo dy produkte të veçanta që duhen mbajtur dy herë.
CARE
Mirëmbajtje e projekteve
Përditësime, kopje rezervë, siguri dhe ndryshime të vogla që dalin çdo muaj. Përfshin edhe projekte që i ka ndërtuar dikush tjetër dhe kanë mbetur pa kujdes.
Punët
Çka kemi dorëzuar.
Pesë sisteme që janë në përdorim sot. Klikoni njërin për të parë çka është dhe për kë u ndërtua.
Produkt i QuantumTechX
U përgjigjet mesazheve në Instagram dhe WhatsApp me inteligjencë artificiale, dhe e kthen bisedën në rezervim pa dalë prej saj. E njeh vetë gjuhën në të cilën shkruan klienti, e ndan orarin sipas punëtorit dhe shërbimit, dhe çdo biznes merr faqen e vet publike të rezervimeve. Kyçja kalon nëpër sistemin zyrtar të Metës, pa u ruajtur asnjë fjalëkalim.
Sistemi online ku institucionet e arsimit të lartë në Kosovë kalojnë proceset e akreditimit dhe riakreditimit, dhe ku gjenerohen e verifikohen konfirmimet. Punohet me llogari, pra është mjet pune i agjencisë dhe i institucioneve, jo faqe publike.
Agjencia e Kosovës për Akreditim
Faqja ku publikohen vendimet e akreditimit, standardet, udhëzuesit, listat e ekspertëve dhe njoftimet e agjencisë. Ofrohet në shqip, anglisht dhe serbisht, dhe lidhet me platformën e-Akreditimi.
Sistem për menaxhimin e diplomave të Kosovës. Zhvillim me .NET dhe React.
Qendra për Arsim e Kosovës
Sistem për qendrën e trajnimeve të KEC-ut, që lëshon certifikatat e trajnimeve dhe i mban ato të verifikueshme online. Qendra trajnon kryesisht mësimdhënës, prandaj certifikata duhet të qëndrojë e kontrollueshme edhe shumë kohë pas trajnimit.
Procesi
Katër faza, pa surpriza.
Të njëjtat katër faza për çdo projekt. Janë të renditura sepse secila varet nga rezultati i asaj para saj.
01
Zbulimi
Rrimë me ekipin tuaj derisa ta dimë ku është problemi i vërtetë, sa kushton sot dhe çfarë do ta matim.
02
Prototipi
Diçka që klikohet dhe testohet me përdorues të vërtetë, para se të angazhoheni për muaj zhvillimi.
03
Ndërtimi
Sprinte dyjavore me demo në fund të secilit. Shkon në produksion herët dhe shpesh, jo një herë në fund.
04
Kujdesi
Monitorim, përditësime sigurie dhe SLA me kohë reagimi të shkruar. E mbajmë atë që ndërtojmë.
Pyetje
Pyetjet që dalin më shpesh
Nëse e juaja nuk është këtu, na shkruani — përgjigjemi shkurt dhe drejt.
Na shkruani dy-tri fjali për atë që ju duhet. Flasim një herë sa për ta kuptuar problemin si duhet, dhe pastaj ju kthejmë një propozim ku shkruhet çka përfshihet dhe çka jo.
Varet nga sa e madhe është puna dhe çka duhet të bëjë. Çmimin e japim pasi ta dimë çka ju duhet, jo para. Biseda e parë nuk kushton dhe nuk ju detyron me asgjë.
Një faqe prezantuese mbaron shumë më shpejt se një platformë me llogari përdoruesish dhe panel administrimi. Afatin e shkruajmë bashkë me propozimin, që ta dini që në fillim.
Tuajat janë. I mbani edhe nëse një ditë vendosni të vazhdoni me dikë tjetër.
Po, është një nga tri gjërat që bëjmë. Përditësime, kopje rezervë, siguri dhe ndryshimet e vogla që dalin gjatë përdorimit.
Po. E shohim së pari kodin që keni dhe ju themi hapur çka mund të rregullohet dhe çka është më mirë të rindërtohet.
Kontakt
Tregoni çka doni të ndërtoni.
Shkruani dy paragrafë për problemin dhe përgjigjemi me një vlerësim të parë të shtrirjes — pa faturë, pa detyrim.